zoom

Sport

Tragjedi! Ndërron jetë piloti 14-vjeçar gjatë garave me motora (VIDEO)

MOTO3 është në zi! Piloti 14-vjeçar Hugo Millan ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në MotorLand Aragon.

Adoleshenti po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij 13 xhiro nga fundi.

Ai fillimisht arriti të lëvizte dhe shihet në pamjet e publikuara, duke tentuar të dilte nga pista.

Por për fat të keq, një tjetër pilot e përplas atë aksidentalisht, duke i marrë kështu jetën.

Millan mori trajtim urgjent në pistë, e më pas, u transportua me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë.

Por për fat të keq, mjekët e kishin të pamundur ta mbanin në jetë, pasi adoleshenti kishte marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit, shkruajnë mediat e huaja.