Aplikacion
Sipas burimeve, djemtë e viktimave Gramoz dhe Vladimir Kurtajt janë konfliktuar me djalin e autorit Altin Kuka në lokalin e fshatit një natë më parë dhe kanë vazhduar me sherrin deri në rrugën automobilistike.
Ndërsa sot, Kuka, ka marrë në mjetin e tij kallashnikovin dhe ka shkuar drejt dy kushërinjve Kurtaj të cilët ishin ulur në një lokal. Pasi ka kryer vrasjen, Kuka ka shkuar tek bashkëshortja e tij, e ka njoftuar për krimin dhe ka shkuar të dorëzohet në polici.
Fillimisht u raportua se dy viktimat ishin kushërinj, por sipas dëshmive të banorëve, ata janë vëllezër, por njëri prej tyre (dyshohet Vladimiri) është rritur nga xhaxhai, pra vëllai i babait të tij biologjik.
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)