Aplikacion
Këto ishin fjalët e para në polici të autorit të vrasjes së dyfishtë në Fier, 49-vjeçarit Altin Kuka.
Pasi u shoqërua në komisariat, Kuka deklaroi se viktimat, xhaxha dhe nip, Ladimir dhe Gramoz Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij, disa ditë më parë.
Kjo u bë shkak që vetë 49-vjeçari të debatonte fillimisht me dy personat, të cilët më pas i qëlloi për vdekje me kallashnikov.
Të dhënat e para, tregojnë se autori i krimit ka qëlluar me breshëri automatike ndaj viktimave, që kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Fëmija i viktimës shfaqet duke qarë, teksa sheh babain e tij, ndërsa Policia përpiqet ta qetësojë. Krimi ka tronditur zonën, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjene plotë të ngjarjes së rëndë.
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve