zoom

Lajme

“Deputeti që duam”, Rama: Platformë për ata që ndryshe s’iu vjen radha. Duhet ndryshim gjeneratash

Partia Socialiste ka prezantuar platformën “Deputeti që Duam”, si fokusi i zgjedhjeve të 2025-s, nga ku do të përzgjidhen dhe disa kandidatë për deputetë.

Në prezantim, kreu i qeverisë Edi Rama tha se platforma është mundësi për këdo që ka ambicie të bëhet pjesë e jetës politike, por theksoi se aty nuk hy në punë “miku”.

“Platforma nuk është një instrument që ne e përdorim për herë të parë. Por për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se sa të regjistrohen kandidatët për deputetë. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, pro që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja. Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. S’të bën mosha më e re, s’të bën as fakti që ke dëshirë apo që mund të dish të flasësh bukur, apo as fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bën as lidhja apo lidhjet që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS. Ta demonstrosh këtë cdo ditë. Po përgatisin një udhërrëfyes që mund ta ndiqni sipas dëshirës. Do ju ndjekim me sy në distancë, për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik, që sot është një person publik i panjohur dhe që nesër kur të vijë momenti i përzgjedhjes duhet të jetë një person publik i njohur në komunitet, në një rreth të caktuar profesionistësh”, tha kryeministri.

Rama shtoi se se PS sot ka 700 mijë zgjedhës, ndërsa në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.

“Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave. Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS. Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj. Besoj që në fund të këtij procesi mund të kemi qindra aplikantë. Numri i deputetëve të skuadrës së PS është shumë më i vogël se ky numër. Beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar”, tha Rama.