zoom

Lajme

Çfarë e shkakton gjumin e keq dhe ç‘duhet të bëni

Kur ditës së lodhshme i vjen fundi, dëshira për t’u strukur në krevatin e ngrohtë është e pamposhtur.

Por ka raste kur kjo strehë aq e dëshiruar të kthehet në një burim ankthi dhe parehatie.

Mungesa ose vështirësia për të bërë një gjumë të qetë ka një ndikim të fortë në jetën e përditshme.

Për këtë arsye, nëse vini re që problemet me gjumin po bëhen të përsëritura, duhet të shkoni tek mjeku.

Lidhur me pagjumësinë duhet që t’i bëni këto pesë pyetje vetes.

A po të prishin punë problemet me gjumin?

Disa njerëz kanë nevojë për 8 orë gjumë në natë, ndërsa disa të tjerë janë në gjëndje të mirë edhe me më pak orë gjumë.

Për këtë arsye duhet të vëzhgoni performancën dhe mënyrën se si ndiheni pas gjumit.

Nëse keni vështirësi në përqendrim, nuk kryeni dot punët e përditshme apo jeni të përgjumur, atëherë me siguri keni një çrregullim me gjumin.

Cili është burimi i problemeve me gjumin?

Arsyet se përse gjumi nuk vjen në sy janë të shumta.

Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes dhe kjo i lë pa gjumë.

Sipas të dhënave, stresi është një shkak shumë i fortë i pagjumësisë.

Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë.

Bëhet fjalë për vështirësinë në marrjen e frymës ndërkohë që jeni në gjumë.

Një tjetër arsye që ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor. /AgroWeb