zoom

Lajme

U shpërfytyrua nga Antonela Berisha dhe e motra, Klea Prenga: Ai kishte fëmijë, por s’ishte i martuar

Klea Prenga e cila u shpërfytyrua nga Antonela Berisha dhe motra e saj, iu është përgjigjur akuzave se ndaj Marinela Berishën nga partneri i saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se “personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar”, duke shtuar se Marinela dhe partneri i saj, me të cilin ka edhe fëmijë, ishin ndarë shumë kohë para se të njiheshin bashkë.

Klea Prenga theksoi se sulmi brutal ku Antonela Berisha dhe e motra i thyen shishe qelqi në fytyrë i shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale.

Ajo i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë.

Reagimi i plotë

Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!