Aplikacion
Ndaj Ballës rëndojnë akuzat e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ndërsa për Brahjan, ajo e “fshehjes së kufomës”.
Balla shprehu pendesë në sallën e gjyqit dhe u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.
Balla i mori jetën babait të tij 62 vjeçar më 13 Gusht 2024 dhe më pas ia hodhi trupin në pus. Dy ditë më vonë ai denoncoi në polici zhdukjen e të atit, Enver Balla, me pretendimin se ai kishte shkuar me pushime me një grua të panjohur. Shkak deri më tani dyshohet të jenë konfliktet për 75 milionë lekë të vjetra, të cilat ende nuk dihet me saktësi se kujt i përkisnin.
Versionet e tij kontradiktore për rastin i bënë hetuesit të dyshojnë që në fillim. Ai i u rimor në pyetje më datë 3 Shtator 2024, ditë kur rrëfeu krimin e kryer.