zoom

Bota

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Kryeministri i ri i Francës do të jetë Michel Barnier.

Ish-negociatori i Brexit u emërua në postin e kryeministrit nga presidenti Emmanuel Macron, pas presionit me të cilin u përball për javë të tëra, pas zgjedhjeve franceze.

“Presidenti i Republikës ka emëruar Michel Barnier si Kryeministër. Ai e ka ngarkuar atë të formojë një qeveri të bashkuar për t’i shërbyer vendit dhe popullit francez”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Elysée.

I pozicionuar në krahun e djathtë të Les Républicains (LR), ai ka mbajtur një sërë postesh kryesore politike në Francë, si ministër i bujqësisë dhe punëve të jashtme në vitet 2000 dhe si Komisioner Evropian për tregun e brendshëm dhe shërbimet (2010-2014).

Barnier ishte në krye të bisedimeve të BE-së me Britaninë për daljen e saj nga blloku nga viti 2016 deri në 2021.