zoom

Lajme

Pësoi djegie të rënda, atletja olimpike humb jetën pasi i dashuri i vuri flakën me benzinë

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka vdekur disa ditë pasi i dashuri e dogji me benzinë ​, tha zyrtarët nga Uguanda.

33-vjeçare, e cila garoi në Paris, pësoi djegie të mëdha pas sulmit të së dielës,.

Autoritetet në Kenia, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej, thanë se ajo u sulmua pasi u kthye në shtëpi nga kisha.

Rebecca Cheptegei pësoi djegie në 75% të trupit dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e atletes sonë, Rebecca Cheptegei, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje. Ne si federatë dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u prehtë në paqe”, thuhet në postimin e Federatës së Atletikës së Uguandës.