zoom

Lajme

Presidenti i Izraelit takon kryeministrin Rama javën e ardhshme në Tiranë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë. Ndalesa e tij në Tiranë është pjesë e një vizite 24 -orëshe që ai ka planifikuar të zhvillojë në Shqipëri e Serbi.

Në Beograd Herzog do të takohet me presidentin Aleksanar Vucic, ndërsa në Tiranë me presidentin Bajram Begaj dhe kryeminitrin Edi Rama. Javën e kaluar në Serbi ishte drejtori i CIA-s William Burns, i cili gjatë takimit me Vucic bisedoi edhe në lidhje me sigurinë e Izraelit.

Ai ishte edhe në Kosovë, por jo në Shqipëri.

Vizita e Herzog në rajon vjen ne një kohë kur konflikti në Gaza vazhdon dhe Izraeli po përgatitet për një aksion të mundshëm ushtarak të Iranit. Shqipëria është reshtuar pro Tel Avivit në këtë konflikt, duke kërkuar shmangien e fataliteteve mes civilëve. /Zoom.al