zoom

Aktualitet

FOTOT/ Dalin pamjet nga atentati në “Don Bosko”. Autorët qëlluan nga një Golf 5

Zbardhen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur 22-vjeçari Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga një automjet, që më pas u gjet i djegur nga policia.

Në pamje duket automjeti tip Golf 5, me të cilën autorët e dyshuar kanë kryer atentatin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga dëshmitë e dhëna nga të plagosurit mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi që të identifikojnë ndonjë prej autorëve.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Elezi dhe Metushi nga brenda makinës. Gjithashtu dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.