zoom

Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, çfarë dyshohet

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Dyshohet se 75 vjeçari me iniciale I. T., ishte larguar nga shtëpia.

Në trupin e të moshuarit, sipas informacioneve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.