zoom

Të gjitha

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi do të luajë përkrah Kantes dhe Benzemas. Gati kontrata me sauditët

Një tjetër yll i futbollit shqiptar do të luajë përkrah yjeve ndërkombëtarë të futbollit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën te skuadra e Al Itihad në Arabinë Saudite.

Për sa i përket shifrave të transferimit bëhet fjalë për për një huazim me vlerën 1 milion e 200 mijë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar, do të luajë së bashku me disa kampionë si Ngolo Kante, Karim Benzema etj. Operacioni u trajtua nga agjenti i tij, Silvio Pagliari.