Aplikacion
Presidentja e zgjedhur tashmë për një mandat të dytë, Ursula von der leyen theksoi rëndësinë e këtij procesi ndërsa njoftoi emërimin e një komsioneeri të posaçëm që do të angazhohet për procesin e zgjerimit me vendet e rajonit.
“Më lejoni të jem shumë e qartë. Duam që puna jonë të përshpejtohet edhe më tepër. Zgjerimi duhet të jetë një punë me kohë të plotë e me vëmendje të pandërprerë. Për këtë arsye unë do të emëroj një komisioner të përkushtuar për zgjerimin. Le të shkruajmë historinë së bashku”- tha presidentja e Komisionit Europian.
Lajmin, von der leyen e bëri nga Forumi strategjik i Bled që po mbahet në Slloveni,përpara panelit të diskutimit, pjesë e të cilit ishin kryeminsitri Edi Rama, së bashku me kryeministrat nga Slovenia, Kroacia dhe Serbia.
Kryeminstri Rama përshëndeti propozimin e presidentes von der leyen.