zoom

Bota

Balena spiune ruse gjendet e ngordhur në brigjet norvegjeze

Një balenë beluga e dyshuar se ishte trajnuar si spiune nga Rusia është gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze.

Trupi i kafshës, me nofkën “Hvaldimir”, u gjet duke pluskuar në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim. Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur që shkruante “Pajisje e Shën Petersburgut”.

Kjo ndezi thashethemet se gjitari mund të jetë një balenë spiune, diçka që ekspertët thonë se ka ndodhur edhe në të kaluarën. Shkaku i ngordhjes së balenë ishte i panjohur dhe se trupi i Hvaldimir nuk kishte lëndime të dukshme.

Rusia ka një histori të trajnimit të gjitarëve detarë për qëllime ushtarake, por asnjëherë nuk e ka pranuar se Hvaldimir mund të jetë trajnuar nga ushtria ruse.