Aplikacion
Në draftin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të publikuar te konsultimet publike parashikohet ndarja e diferencuar e mbetjeve në burim, me qëllim ripërdorimin e tyre nëpërmjet riciklimit, duke mos përjashtuar edhe incenerimin.
Ndër të tjera, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, projektligji lë hapësira ligjore për nisma private për të operuar me landfille.
“Nga një lexim i nenit Neni 36 Garancitë financiare për lendfillin mund të kuptojmë:
Së pari, projektligji lë hapësira ligjore për iniciativa private për të operuar me lendfille. Kjo do të thotë se mund të ketë shprehje interesi nga privati për lendfille të reja.
Së dyti, nga pikëpamja garancisë, kur flasim për “garancitë financiare për landfillin,” ka të bëjë me masat financiare që sigurojnë se një operator i landfillit do të ketë burimet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e funksionimit, mirëmbajtjes, dhe mbylljes së sigurt të landfillit.
Këto garanci janë të rëndësishme për të siguruar që kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe të rehabilitimit të tokës nuk do të kalohen te taksapaguesit apo te komuniteti në rast se operatori nuk arrin të përmbushë detyrimet e tij financiare.
Pra në terma konkretë, garancitë janë nga banka ose institucione financiare, që sigurojnë se fondet do të jenë në dispozicion për mbulimin e kostove apo depozita nga operatorët”, pohon Haxhimali.
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” synon përgatitjen e mbetjeve për riciklim, ku për ndarjen e tyre në burim procesi do të administrohet nga pushteti vendor.
Për konkretisht drafti parashikon në nenin 24 detyrat konkrete për bashkitë. Drafti përcakton si kompetenca të drejtpërdrejtë e bashkive grumbullimin e mbetjeve bashkiake, grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.
Gjithashtu për bashkitë përcaktohen përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të operacioneve teknike dhe infrastrukturën që lidhet me transportin, kontejnerët dhe veprimtari të tj.
“Grumbullimi i diferencuar në burim është detyrim që duhet shoqërohet me mbështetje në edukim, ndërgjegjësim, investime, kulture etj. Kjo kompetence nëse do zbatohet siç përcaktohet do shënojë “revolucionarizimin” e këtij shërbimi”, thotë Agron Haxhimali, drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive.
Asnjë mbetje bashkiake nuk ndahet aktualisht në burim. Të pandara dalin nga burimi (familja/biznesi), hidhen në të njëjtin kontejner, grumbullohen në të njëjtën makine teknologjike ose jo, dhe shkarkohen në pikën fundore.
“Në pikat fundore ka një ndarje apo fraksionim shumë minimal. Kjo dëshmon se kemi një sistem të pa integruar ashtu siç ligji ka emrin, dhe ekonomia qarkulluese ngel në klasë”, veçon Haxhimali.
Sakaq ekspertë dhe riciklues ngrenë shqetësimin se landilli i Sharrës është mbushur me mbetje përtej kapacitetit, duke shkaktuar problem mjedisore. Kontrata koncensionare me kompaninë “Integrated Energy” për përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës e nënshkruar në vitin 2017 parashikonte edhe ngritjen e një inceneratori për djegien e plehrave, por inceneratori nuk u ngrit.
Në muajin gusht 2023, inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK. Pas sekuestrimit nga SPAK kompania Integrated Energy administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara.
Neni 36
Garancitë financiare për lendfillin
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet