zoom

Aktualitet

Gjendet 6 pengje të pajetë/ Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjen e tyre

Izraeli ka tërhequr trupat e pajetë të gjashtë pengjeve nga Gaza, përfshirë një djali izraelito-amerikan, i cili ishte bërë një prej pengjeve më të njohur të marrë nga Hamasi, pasi prindërit e tij u takuan me liderët botërorë dhe bënë thirrje për lirimin e tij.

Ushtria tha se të gjashtë personat, të gjithë në moshë të re, u vranë vetëm pak para se të shpëtoheshin nga forcat izraelite ndërsa trupat u gjetën në një tunel në qytetin jugor të Gazës, Rafah, rreth 1 kilometër larg nga ku u shpëtua i gjallë javën e kaluar pengu tjetër.

Por Hamasi tha se gjashtë pengjet u vranë nga bombardimet izraelite. Sipas grupit militant disa prej emrave të tyre, ishin miratuar për tu liruar në rast se do të arrihej shkëmbimi i propozuar së fundmi.

Negociatat për një marrëveshje që do të lironte të gjithë pengjet e që do t’i jepte fund luftës janë zvarritur për muaj të tërë me palët që fajësojnë njëra tjetrën për dështimin.