zoom

Aktualitet

Protesta në Thumanë-Kashar/ Banorët kallëzojnë në SPAK Belinda Ballukun

Banorët e Thumanës, Krujës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth kanë kallëzuar në SPAK për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’, ‘Falsifikimit të Dokumentave’ zv.kryeministren Belinda Ballukun, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, ARRSH dhe të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në tenderin e autostradës Thumanë-Kashar.

Dokumenti është firmosur nga të gjithë protestuesit dhe do të dorëzohet SPAK që të hetojë shkeljet që janë bërë në tenderin e rrugës Thumanë-Kashar.
Me qindra banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, Milotit, Kurbinit kanë dalë sërish në protestë për të dhjetën herë radhazi, duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë që të kenë të drejtën për hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Banorët bëjnë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, pas nuk po u jep zgjidhje problemit të tyre, por si përgjigje i dërgon qindra efektivë të Policisë së Shtetit për t’i detyruar të përfundojnë protestën.

‘Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë’, shprehet një prej protestuesve.

Postime të lidhura