zoom

Aktualitet

E rëndë në Maliq, 71-vjeçari tenton të përdhunojë vajzën 8-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 71-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një 8-vjeçare.

Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari me iniciale P.L. e ka zhveshur 8-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Mësohet se ka qenë një grua që i ka parë te këndi i lojërave në shkollën e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.

Sipas banorëve, i moshuari është i martuar, me dy fëmijë, por bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jeton i vetëm në shtëpi. 71-vjeçari ra në prangat e policisë, ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin./ Zoom.al

Postime të lidhura