zoom

Bota

Horror në Itali/ Shqiptari po kërkonte tartuf, por gjen një kafkë njeriu

Një ngjarje horror ka ndodhur në Itali, në zonën e Parmës, ku një shtetas me origjinë shqiptare, teksa ishte duke kërkuar për tartuf ka gjetur një kafkë njeriu.

I tronditur dhe i frikësuar, 43-vjeçari shqiptar ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pasi konstatoi faktin se kafka i përkiste një njeriu nisi menjëherë hetimet.

Karabinierët kryen një inspektim në zonat përreth , duke kërkuar për veshje apo objekte të tjera.

Hetimet e mëvonshme policore gjyqësore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Hetimet do të shikojnë edhe listën e personave të zhdukur në zonë vitet e fundit./ Zoom.al