zoom

Aktualitet

Gazetari denoncon kullën e “Arlis Construction”: E sheh çdo prokuror

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një foto nga “qiellgërvishtësja” e kompanisë së ndërtimit, “Arlis Constuction” që po ngrihet në qendër të Tiranës e cila edhe pse kishte ndërtuar disa kate pa leje, duket se nuk i ka ndalur punimet.

Gazetari Çollaku shkruan se pavarësisht bllokimit për katet pa leje, janë shtatë të tjera që po ngihen edhe më lartë.

“Pas katër kateve pa leje kur Rama e bllokoi apo gjoboi në Pandemi, tani konsensualisht me portofolin, janë edhe shtatë kate me çleje..Prej katit të fundit i sheh çdo zyrë prokurori në Tiranë të përvetçëm e të përgjithshëm.. Aferim çunat e baxhanakut të reformës..ku “blejnë” shtëpi të posaçmit prokurorë..”-ironizon gazetari, duke iu tërhequr vëmendjen autoriteteve përkatëse në vend për hetimin dhe lejimin e ngritjes së kullës që ndryshe u projektua dhe ndryshe po zhvillohet.

Rikujtojmë që ishte vetë kryeministri i vendit Edi Rama ai që denoncoi publikisht ndërtimin pa leje të disa kateve të kësaj ndërtese, por mesa duket pas denoncmit “pazaret u ribënë” dhe ujrat u qetësuan sërish.

Por çfarë ndodh me “Syrin e Tiranës”?
Projekti po ndërtohet nga “Arlis Construction”, një kompani e përfolur shpeshherë në media për prishje lulishtesh e ndërtime kullash. Pronari i “Arlis Construction”, Armand Lilo, është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Armand Lilo rezulton i përfshirë edhe me ish-Ministrin tjetër të Brendshëm Saimir Tahiri.