Aplikacion
Erjona Rusi dhe Arjon Muça njoftuan largimin e tyre në puntatën e fundit të emisionit, ndërsa vendin e tyre do ta zërë Sidorela Gjoni.
Ky është një rikthim për Gjonin në Top Channel, pas një eksperience që pati në ekranin e Euronews Albania.
Sidorela Gjoni do të jetë në studion e “Shqipëria Live” për të trajtuar temat e aktualitetit nga e hëna në të premte.
Para angazhimit të saj në Euronews Albania, Sidorela Gjoni moderonte “Breaking” në Top News, ndërsa më parë ka punuar edhe si gazetare në Departamentin e Informacionit në Top Channel.