Aplikacion
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prenga thotë se pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit tregojnë forcën e saj për të vazhduar përpara.
“Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten”- shkruan ajo.
Më tej Prenga thotë se sulmi ndaj saj teksa ishte konsumuar darkë, është një veprim i ulët i motrave Berisha, të cilat i ka quajtur fundërrine e frikacake.
E reja thotë se do të luftojë deri në fund që drejtësia të shkojë në vend.