Aplikacion
Nisur nga kjo situate Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka nisur monitorimin .
Shkak i ndërprerjes së punës sipas kompanisë është rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.
Sipas Kurum, janë lajmëruar punonjësit dhe është bërë marrëveshja e sindikatës e punonjësve për ndërprerjen e punës dhe se punonjësit do të marrin pagat e tyre deri në tetor të këtij viti.
Nga ana tjetër edhe Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, pasi kompnia Kurum pezulloi në mënyrë të beftë të gjithë aktivitetin prodhues.
Aktualisht në këtë kompani vijon puna vetëm në sektorin e shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit.
Emri i kompanisë ditët e fundit është përmendur në çështjen e dërgesës së më shumë se 800 tonëve mbetje te rrezikshme drejt Tajlandës.
Situata nga moti në vend/ Shiu i lë vendin borës, qindra familje pa energji elektrike