zoom

Aktualitet

Të shtënat me armë/ Dalin detaje nga ngjarja në Shkodër

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau i Dejës.

 

Në kërkim janë shpallur vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autorë të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa.

Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip audi ndërsa të tjerët kanë qenë në një makinë tip BMV që është sekuestruar nga policia.

 

Edhe mjeti BMV është i dëmtuar nga plumbat, duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri.

Por është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në makinën e blinduar. Sipas hetuesve, besohet se ata që ishin brenda mjetit po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre por janë pritur me armë zjarri.

Personat e ndodhur në automjetin tip audi dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre. Agjentët kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMV.

Postime të lidhura