zoom

Bota

Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Itali

Për shkak të turbulencave, një avion i nisur nga Korfuzi, me destinacion Londrën ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës.

Si pasojë e lëkundjeve të mëdha, kanë mbetur të plagosura dy stjuardesa.

Avioni transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u përball me probleme për shkak të motit të keq.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”.