zoom

Aktualitet

Ukraina sulmon Moskën/ 11 dronë drejt kryeqytetit rus

Ukraina shënjestroi drejtpërdrejtë moskën në një sulm ajror me dronë këtë të mërkurë. Megjithëse dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse, ky është sulmi më i madh ukrainas i këtij lloji i bërë ndonjëherë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se gjatë orëve të fundit shkatërroi gjithsej 45 dronë mbi territorin e saj, duke përfshirë 11 mbi rajonin e Moskës, dhe 44 në rajone të tjera.

Nga sulmet nuk u raportua për viktima apo të lënduar por disa aeroporte kufizuan fluturimet për tu kthyer në normalite disa orë më vonë.

Shënjestrimi me dronë vjen pasi Rusia po përparon në Ukrainën lindore, ku kontrollon rreth 18% të territorit dhe po lufton për të zmbrapsur inkursionin e Ukrainës në rajonin e Kurskut.

Zhvillimet e fundit kanë vështirësuar pozicionin e Rusisë në luftë si asnjëherë më parë në tre vitet e fundit. Sipas autoriteteve ushtria ukraianse ka marrë rreth 20 milje më shumë në perëndim të Rusisë ndërsa sipas të njëjtave njoftime qindra ushtarë rusë janë dorëzuar në këtë rajon.