Aplikacion
Autorja e krimit është Nazmije Millaku. Mësohet se kjo e fundit ka ekzekutuar kunatin, vëllanë e bashkëshortit. Bëhet me dije se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar për të zbuluar motivet e vrajes.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast,”- njofton policia./ Zoom.al