Aplikacion
Sipas banorit ora ishte rreth 19:00 e mbrëmjes së sotme, kur gjeti trupin e pajetë të 34-vjeçarit, i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.
Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.
Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Viktima është ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.
Pas mbylljes së paraburgimit ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë./ Zoom.al
Buxheti i shëndetësisë në ulje në raport me shpenzimet, problemet që përballen spitalet publike