Aplikacion
Një 72-vjeçar, i gjetur i pajetë në një përrua në afërsi të fshatit Zhapokië 2, rezulton i vrarë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, Faik Ajdini është goditur për vdekje në qafë dhe kokë.
Ai dyshohet se është qëlluar ose me sëpatë, ose me thikë.
Goditjet të moshuarit i kanë shkaktuar hemorragji, duke mbetur i vdekur në vend.
Më pas, autori, ende i paidentifikuar, e ka hedhur në humnerë.
Trupi i të ndjerit Faik Ajdini ende nuk është lëvizur derisa të mbarojnë ekzaminimet.
Alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Ndërkaq, Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabijë.
“I detyrohemi fëmijëve tanë”, të hënën protesta e dytë tek Ministria e Arsimit për Martinin