Aplikacion
Krahas tij u gjet e pajetë edhe e shoqja, të cilën e kishte mbytur, së bashku me dy qentë, po ashtu të vrarë prej tij.
Ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa po gdhihej dita e hënë. Amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër, ku u drejtohej prindërve dhe u kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merrte me vete.
Më pas, në letër shkruante emrat e disa personave që u kishte borxh dhe lajmëronte prindërit se lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet. Profesori amerikan kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri./ Zoom.al