zoom

Aktualitet

Letra dhe sms-ja e fundit e amerikanit para se të vriste gruan dhe veten

“Më fal baba, po bëj diçka që do më gjykoni; po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur,”- kështu shkruante në një letër drejtuar të atit Mathew James Werts, shtetasi amerikan që mbyti gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Në letrën  drejtuar të atit, Mathew shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Po kështu, shtetasit amerikan i është gjetur një mesazh në celular me drejtorin e shkollës ku ai punonte si mësues në Tiranë, në të cilin shkruante: Nuk do vij më në punë se nuk jam mirë.

Mësohet se ishte drejtori ai i cili shkoi në shtëpinë e Werts, pasi nuk ishte paraqitur në punë dhe për pasojë ka zbuluar ngjarjen e rëndë.

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që e shtynë Werts në këtë veprim makabër./ Zoom.al