Aplikacion
Vendim i cili sipas tij, duhet të ishte ndërmarrë që prej çlirimit të Kosovës, 25 vite më parë.
Ai tha se vërejtjet e ndërkombëtarëve për hapjen e urës, po i dëgjojnë me vëmendje, por se ura duhet hapur sa më parë.
“Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti.
Ai tha gjithashtu se Evropa i ka shembur të gjitha muret, prandaj edhe ura e Ibrit nuk duhet të mbahet më e mbyllur për kalimin e automjeteve.