zoom

Slider

Shqipëria nderohet/ Yjet tanë shkëlqejnë në Europë, pse dita e djeshme ishte spektakolare

Një e shtunë magjike ishte ajo e 17 gushtit për disa prej futbollistëve shqiptarë, që shkëlqyen me skuadrat e tyre.

Çdo gjë nisi me Anis Mehmetin, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 3’ me Bristol City, që arriti të fitonte 4-3 kundër Millwall.

Rrugën e rrjetës e gjeti dhe sulmuesi Armando Dobra me Chesterfield në fitoren 0-5 kundër Crewe.

Radha më pas ishte e Indrit Tucit me Sparta Prague, i cili ishte protagonist absolut me një asist dhe një gol fitoren 1-2 kundër Jablonec.

I fundit në radhë ishte Kleis Bozhanaj, i cili tundi rrjetën për Modenën në disfatën 2-1 kundër Sudtirol./ Zoom.al