zoom

Lajme

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla transferohet tek klubi spanjoll

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është larguar përkohësisht nga klubi i Romës.

Pas huazimit të tij të shkurtër në Sassuolo, Kumbulla ka shkuar në Spanjë ku do të luajë për Espanyol.

“Klubi mund të konfirmojë se Marash Kumbulla i është bashkuar Espanyol-it në formë huazimi për sezonin 2024-25”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

“Në tre sezone me Romën, mbrojtësi shqiptar bëri 68 paraqitje dhe shënoi katër gola.

Suksese, Marash!”