zoom

Stil

“Nuri i dasmës”/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës?

Princ Leka dhe e dashura e tij fotografe, Blerta Celibashi po bëjnë përgatitjet për dasmën mbretërore.

Të paktën kështu përflitet në rrjet, që pas një komenti që Blerta mori në një foto të postuar në Instagram.

“Nuri i dasmës”, i shkruan një prej miqve të saj, ndërsa Blerta e ka pëlqyer komentin.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë ta marrin këtë si një konfirmim se dyshja ka në planet e afërta një dasmë.

Por asnjë detaj më shumë nuk është zbuluar as nga Princ Leka, as nga Blerta Celibashi.

Edhe miqtë e tyre janë shumë hermetik. Nuk dihet nëse ceremonia do të jetë e madhe, ashtu sikur edhe dasma me Elian vite më parë, apo nëse këtë herë do të organizohet një festë intime, vetëm me më të dashurit.