zoom

Aktualitet

Dy të rinjtë dhunojnë dhe i marrin paratë pakistanezin. Emigranti ngelet në rrugë

Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Fierit, të akuzuar se kanë dhunuar dhe grabitur një emigrant nga Pakistani.

Sipas policisë, shtetasit N. S., 21 vjeç dhe E. Ç., 26 vjeç u takuan me pakistanezin në Gjirokastër, ku e morën në makinë duke e gënjyer se do ta dërgojnë në Shkodër, për të kaluar kufirin.

Por, gjatë rrugës, ata e kanë ndaluar emigrantin në Fier, ku e kanë dhunuar dhe i kanë marrë paratë që kishte me vete dhe më pas e lanë në rrugë.

Dy të rinjtë u arrestuan nga policia, ndërsa pakistanezi mori asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.