zoom

Aktualitet

Vrasja në Ferizaj/ Emrat e autorit dhe viktimës

Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, përfundoi me tragjedi.

Viktima është identifikuar si Sadri Sadriu, teksa personi që dyshohet se e ka ekzekutuar është Besim Ramadani, punonjës policie.

Ngjarja është kofirmuar nga autoritetet policore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ishte e qëllimshme e jo aksidentale.

Punonjësi i policisë ishte jashtë shërbimit në momentin që kreu vrasjen.