zoom

Aktualitet

Sarandë/ Pushuesi ndërron jetë në breg të detit

Arresti kardiak, i ka lënë në mes pushimet në Sarandë, një 87-vjeçari nga Memaliaj.

Policia ka bërë me dije se ngjajra ka ndodhur në breg të detit rreth në lagjen nr4 në Sarandë.

I moshuari është ndjerë keq gjatë kohës që qëndronte në plazh dhe është dërguar me urgjencë në spital ku edhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor mberriti në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.