Aplikacion
32-vjeçari Mounir Nasroaui u dërgua me urgjencë në spital të mërkurën mbrëma pasi u godit me thikë në gjoks dhe brinjë në lagjen e Rocafonda në Mataro në veri të Barcelonës, ku u rrit superylli i futbollit.
“Ajo që mund të themi është se goditja me thikë ka ndodhur në orën 21:10 në një parking dhe arrestimet janë bërë disa orë më vonë dhe tre personat e arrestuar janë në paraburgim”, njoftoi policia.
I pagosuri është dërguar në spitalin e Barcelonës, informon policia. Dyshohet se autorët dhe babai i futbollistit janë përfshirë në një incident të mëparshëm.
“Ai incident dhe rrethanat rreth goditjes së mëvonshme me thikë dhe nëse dyshohet se burrat e përfshirë u përplasën me njëri-tjetrin ose të dyshuarit i bënë pritë viktimës është ende nën hetim dhe është një pjesë e rëndësishme e hetimit sepse do të përcaktojë akuzat ndaj të arrestuarve”, thuhet në njoftim.
Plagët me thikë nuk kanë prekur asnjë organ vital dhe 32-vjeçari nuk është në rrezik për jetën.
Një person i katërt është në kërkim policia sipas mediave lokale.
Mounir u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv në spitalin Germans Trias i Pujol në Barcelonë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ishte në mesin e atyre që vizituan në spital babanë e anësorit të Barcelonës.