zoom

Kinema & Netflix

Blake Lively dhe Justin Baldoni, sherr për filmin “It Ends With Us”! Ç’ndodhi mes aktores e regjisorit

Ata thonë se është pothuajse e pamundur që një film të ketë sukses nëse nuk ka kimi mes aktorëve si në ekran ashtu edhe jashtë saj. Por duket se rasti i Blake Lively dhe Justin Baldoni bën përjashtim.

Filmi, me protagonistë aktoren dhe regjisorin, po rezulton të jetë një sukses i madh në kinema, pavarësisht faktit se marrëdhënia mes të dyve është praktikisht inekzistente.

Sipas TMZ, tensionet mes tyre kanë lindur gjatë postproduksionit. Dy versione të filmit u bënë: një nga Blake Lively, e cila ishte producente ekzekutive e filmit,  ndihmuar nga Shane Reid i Deadpool dhe Wolverine; dhe tjetri nga Justin Baldoni , si regjisor.

Ky ishte burimi i konfliktit të parë mes të dyve. Sipas TMZ, sjellja e Baldonit në xhirime mund të konsiderohet thuajse “abuzive” ndaj aktorëve të tjerë.

Si rezultat, përplasjet mes Lively dhe yllit të saj u bënë të dukshme menjëherë pas fillimit të xhirimeve “It Ends With Us”. Baldoni mori pjesë vetëm në promovimin e filmit.

Ndërkohë, Lively dhe Baldoni mbeten në konflikt se kush do të drejtojë vazhdimin e “It Ends With Us”.