Aplikacion
Një komision për emergjencat u takua për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, nëse përhapja e sëmundjes përbën një emergjencë të shëndetit publik në shkallë botërore.
Kjo emergjencë përbën nivelin më të lartë të alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë hulumtimet, burimet financiare dhe masat e shëndetit publik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar një sëmundje.
Lia e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit. Zakonisht një sëmundje e lehtë, në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse. Lia e majmunit shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe puçrra në trup të mbushura me qelb.
Një variant i ri i lisë duket se përhapet më lehtë nëpërmjet kontaktit të ngushtë, përfshirë marrëdhëniet intime. Lia e majmunit është përhapur nga Kongo në vendet fqinje, përfshirë Burundin, Kenian, Ruandën dhe Ugandën.