zoom

Aktualitet

Kreu i Policisë së Shtetit: Shumë shpejt njoftim për arrestimin e motrave Berisha dhe Stresit

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, po ashtu edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi) janë ende në kërkim, por duket se kryepolici Muhamet Rrumbullaku është shpresëplotë që të 3 personazhet e njohur do të arrestohen.

Në një konferencë të dhënë sot paradite për mediat, Rrumbullaku tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të dalë me një njoftim zyrtar dhe për ta.

Në kërkim nga policia për dhunimin brutal të blogeres, Antonela Berisha shfaqet e pashqetësuar për herë të parë në publik
Reperi Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në dhunimin e personazhit të “TikTok”, Muhamet Iseni.

Për të njëjtën ngjarje është arrestuar reperi Noizy. Ndërsa motrat Berisha janë shpallur në kërkim për dhunimin e Klea Prengës. Por edhe pse postojnë gjithë kohës në rrjetet e tyre sociale, nuk janë vendosur ende në pranga.