zoom

Kosova

Shpërthim në oborrin e një banese në Pejë, dy të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në Pejë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy të rinjtë, Rrezon Kelmendi, 18 vjeç dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeç, të cilët janë dërguar në spital.

Të lënduarit raportohet se janë në  gjendje të rëndë, ndërsa në vendngjarje policia ka gjetur 1 armё AK 47; 3 karikator dhe 90 fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Halil Agusholli’ nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё. Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK 47; Tre (3) karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё”, ka njoftuar Policia.