zoom

Slider

Nico Williams tek Barcelona? Arrihet marrëveshja

Klubi i Barcelonës ka arritur një marrëveshje me objektivin e saj kryesor të transferimit, fituesin e Euro 2024, Nico Williams, sipas SPORT.

Nico ka qenë blerja më e dëshiruar e Presidentit Joan Laporta edhe para se të shënonte golin e parë të finales së Euros për Spanjën kundër Anglisë në një triumf 2-1.

Gjatë edicionit më të fundit të turneut të UEFA-s, ai “terrorizoi” mbrojtjen tek skuadrat elitare si Kroacia, Italia, Gjermania dhe Franca nga krahu i majtë, ndërsa miku i ngushtë, Lamine Yamal bëri të njëjtën gjë në krahun tjetër.

Burime anonime të Barçës thanë për gazetën katalanase se “Nico na ka thënë se dëshiron të vijë këtë verë” dhe se lëvizja e mundshme mund të bëhet javën e ardhshme.

Ashtu siç bëri në Leipzig me Olmon, Drejtori Sportiv Deco ka mundur të “joshë” Nico dhe agjentin Felix Tainta në një takim të mbajtur në Zaragoza.

Megjithatë, problemi kryesor është mbledhja e fondeve për klauzolën e lirimit të Nico, që besohet të jetë rreth 67.7 milionë dollarë (62 milionë euro).