Aplikacion
Kursi i dollarit me leku është në një ‘stanjacion’ dhe qëndron në nivelin e 91.6 lekëve.
Që prej fillimit të sezonit veror, kursi euro-lek është rrokullisur rreth vlerës 100.2-100.3 lekëve, duke mos ndjerë shumë presionin e turizmit. Ndonëse pa burime zyrtare, ekspertë të tregut thonë se ka qenë “një dorë e padukshme” e Bankës qendrore që ka mbajtur euron në këto nivele.
Guvernatori Gent Sejko, më herët qe shprehur se BSH nuk mund të bëjë publike ndërhyrjet në kurs, pasi shkakton luhatje të forta në treg, si pasojë e efektit psikologjik. Vetë Guvernatori pranoi se Banka ka tërhequr nga tregu më shumë euro nga se ishte planifikuar, për të amortizuar zhvlerësimin e mëtejshëm të saj.
Duke pranuar se fuqia e parasë informale është tepër e lartë, Sejko i kërkoi ndihmë edhe qeverisë së vendit.
“Asnjëherë nuk ke besë kursi i këmbimit është shumë djallëzor, dhe i pabesë. FMN ngriti një alarm që mund të ndodh dhe e kundërta dhe kursi të kthehet në kahun e zhvlerësimit të lekut. Me flukset hyrëse në kursin e këmbimit të euros nëse do të vazhdojnë flukse valutore të rritura, Banka e Shqipërisë do ta ketë të pamundur të mbajë një stabilitet në kurs”, tha drejtuesi i BSH-së nga Kuvendi.