zoom

Lajme

Nata romantike e Shakirës, kush është mashkulli misterioz që e shoqëronte

Netët e Shakirës në Miami po “nxehen”, dhe jo vetëm për shkak të diellit në Florida!

Superylli kolumbian u pa së fundmi duke shijuar një darkë romantike me një burrë misterioz, duke ndezur thashethemet për jetën e saj sentimentale, pavarësisht pretendimeve të saj të fundit se ishte “shumë e zënë” për një lidhje serioze.

Ambjenti magjepsës me pamje nga oqeani nxiti akoma më shumë aludimnet teksa dyshja u panë duke ndarë një moment intim, larg syve kureshtarë.

Këngëtarja 47-vjeçare dhe mashkulli që e shoqëron shihen teksa bisedojnë të buzëqeshur.

Darka romantike vjen pas ndarjes së Shakirës nga ish-partneri, futbollisti spanjoll Gerard Pique, me të cilin ajo ka dy djem, Milanin dhe Sasha.

Marrëdhënia e tyre 11-vjeçare u shkatërruar në vitin 2022 mes thashethemeve për tradhti nga ana e Gerard.