zoom

Aktualitet

U vra nga policia serbe, mbërrin në Kosovë trupi i Faton Hajrizit

Trupi i pajetë i Faton Hajrit i vrarë në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Edhe avokati i familjes së viktimës, Arianit Koci, është shprehur se trupi iu është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorisë dhe Policisë si dhe do të ketë ekzaminime shtesë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë para se të qëllohej për vdekje nga autoritetet serbe, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.