zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë dy infermieret që u arrestuan për vrasjen në azil. Fshinë njollat e gjakut

Dalin në pah detaje të reja për vrasjen në azilin privat në Tiranë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dy infermieret që u arrestuan nga policia pas ngjarjes janë Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç. Njëra prej tyre mbante postin e kryeinfermieres.

Ato u ndaluan nga policia e Tiranës disa orë pas ngjarjes, të akuzuara se u përpoqën të fshehin vrasjen e të moshuarit Virxhil Vesho.

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, pasi kanë parë trupin e pajetë të të moshuarit, kanë pastruar njollat e gjakut dhe më pas kanë telefonuar agjencinë funerale për të kryer ceremoninë e varrimit. Por, ato nuk kanë marrë në telefon policinë.

Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.

Virxhil Vesho u vra pasi u godit disa herë me bastun hekuri nga shoku i tij i dhomës në azil, Zyhdi Shehi.