Aplikacion
E njëjta masë sigurie u caktua edhe për DJ e tij, Bahjar Bajraktarin, të njohur si Dj Crax, pasi akuzohen se kanë dhunuar brutalisht personazhin e Tik Tok Medi Iseni në një lokal në Pejë të Kosovës.
Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës, e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e Noizy-t dhe Dj Crax me qëllim ekstradimin e tyre.
Reperi shqiptar u arrestua një ditë më parë bashkë me DJ-in e tij, kur po shkonin në Shëngjin për të performuar, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti nga autoritetet e Kosovës.
Noizy akuzohet nga policia e Kosovës për “lëndim të rëndë trupor”. Bëhet fjalë për dhunimin e një personazhi në TikTok, Medi Isenit.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 2 gusht në Pejë, për të cilën Medi ka publikuar një video nga përplasja fizike. Sherri dyshohet se ka nisur pas përplasjeve në rrjetin social TikTok.
Para arrestimit, Noizy bëri një reagim në rrjetet sociale, ku pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se denoncimi ndaj tij është i padrejtë.
Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, për të cilin Medi Iseni e akuzon se e ka nxjerrë në pritë, duke e prerë në besë.